Në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit si Kryeministër i Kanadasë Mark Carney zgjodhi Francën si ndalesën e tij të parë.
Gjatë një konference për shtyp me Presidentin Emmanuel Macron, kryeministri francez u shpreh se vendi i tij duhej të bashkëpunojë me aleatë të besueshëm, një goditje e qartë ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
“Kanadaja është një partner i besueshëm dhe i fortë i Francës e cila ndan vlerat tona dhe jeton me to gjatë kësaj periudhë krizë ekonomike dhe gjeopolitike”, u shpreh Mark Carney.
Carney, i cili u betua si kryeministër të premten, ka zgjedhur të vizitojë fillimisht Parisin e më pas Londrën për të siguruar mbështetjen evropiane për Otavën.
Jo vetëm që Kanadaja është në shënjestër, si Evropa, nga një sërë tarifash në rritje të SHBA-së, por Donald Trump po e bën të qartë se dëshiron të marrë nën kontroll fqinjin e tij verior. Nga ana tjetër, Macron theksoi se tregtia e u shërben të gjithëve.
“Unë mendoj se ne të dy besojmë se tregtia e ndershme që respekton rregullat ndërkombëtare është e mirë për prosperitetin e të gjithëve dhe sigurisht është më efektive se tarifat, të cilat krijojnë inflacion dhe dëmtojnë zinxhirët e prodhimit dhe integrimin e ekonomisë sonë”, tha Emmanuel Macron.
Kryeministri kanadez më pas do të zhvillojë takime me Kryeministrin Keir Starmer dhe mbretin Charles.
Klan News