Berlusconi akuzohej se kishte paguar njerëz për të heshtur për festat e tij
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shpallur i pafajshëm në gjyqin në Siena pas akuzave për ryshfet.
Gjyqi, i quajtur Ruby-ter, është edhe një pjesë tjetër e skandalit “Rubygate” dhe festave të famshme që 83-vjeçari , organizonte me vajza të bukura në vilën e tij luksoze pranë Milanos të njohura për shtypin italian si “bunga-bunga”.
“Kam folur pak më parë me Berlusconin dhe ai është shumë i lehtësuar dhe i lumtur”. -u shpreh avokati i tij mbrojtës Federico Cecconi.
Berlusconi akuzohet se ka paguar Ruby Ter një pianiste për të dhënë dëshmi të rreme në lidhje me festat e organizuara nga miliarderi italian ku ajo luante muzikë. Nëse do të provohej fajësia e dy të pandehurve atëherë ata do të do të merrnin një dënim prej 4 vitesh.
Akuzat mbi ish-kryeministrin kanë të bëjnë me pagesat e bëra nga ai ndaj njerëzve të ndryshëm në këmbim të heshtjes së tyre për festat e organizuara.
Kujtojmë se, Berlusconi mbizotëroi në politikën italiane për më shumë se dy dekada me gjithë skandalet seksuale, gafat dhe telashet ligjore. Ai u dënua në 2013-n me shtatë vjet burg për prostitucion me të mitur dhe shpërdorim detyre por përfundimisht në Mars 2015 ai u shpall i pafajshëm.
Klan News