Petriti ka sjellë në një seancë ndërmjetësimi nusen e djalit Albanën. Konflikti mes tyre ka lindur kur nusja i ka kërkuar që të largohet nga shtëpia sepse nuk e mbante dot pasi ka edhe tre fëmijë për t’u kujdesur. Petriti pretendon se nuk ka ku të shkojë pasi të gjitha paratë e kursyera në emigracion ia ka marrë një person i afërm dhe nuk pranon t’ia kthejë. Albana thotë që ai të shkojë tek djemtë e tjerë pasi nuk mund të presë sa Petriti të zgjidhë të gjitha hallet që i ka shkaktuar me vetëdije. Si do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje?
Albana: Mua nuk më dha njeri ndihmë. Ti nuk më dhe ndihmë zotëri. Edhe unë kam pasur nevojë për ndihmë, por nuk kam ardhur të t’i bie derës. Nuk e kërkoi njëherë që t’i thoshte: Djalë a ke një palë atlete të veshësh?!
Petriti: Isha i papjekur, isha i papjekur, rritur me dhi. Nuk dija
Albana: Si i bie tani, u poqe 70 vjeç?!
Petriti: Po, tani u poqa.
Albana: Unë nuk e pranoj dhe më vjen keq…
Eni Çobani: Më drejtoheni mua, por unë kam një pozicion krejtësisht tjetër ngaqë unë bashkëjetoj me familje…
Albana: Vijnë reciproke gjërat. Ju thoni bashkëjetoj, por me siguri ka pasur një diçka reciproke në këtë marrëdhënie.
Eni Çobani: Po, patjetër sepse bashkëjetesa është dhe reciproke. Unë e shikoj në gjuhën tuaj se ju këtë njeri e paskeni dashur që të ju ndihmojë sepse meqenëse nuk ju ka ndihmuar dhe e keni parë 3 herë në jetën tuaj, ky nuk meriton që të vijë në shtëpinë tuaj, por tani ky është keq.
Albana: Ai ka gruan, të shkojë tek gruaja.
Eni Çobani: Po e ka lënë pra edhe gruaja./tvklan.al