Me dështimin e kandidaturës “San Siro”, UEFA ka nisur punën për të gjetur strehën e finales së Champions League për sezonin 2026-2027.
Pak ditë më parë, impianti i Milanos humbi mundësinë për të organizuar ngjarjen më të rëndësishme të futbollit Europian për klube për shkak se nuk kishin afat të përfundimit të rikonstruksionit. Teori që u hodh poshtë, me Romën që shihet si favorite për të pritur aktin e fundit të këtij kompeticioni.
Stadiumi “Olimpico” përmbush kriteret kryesore të UEFA-s që kërkon një impiant të kategorisë 4 dhe me kapacitet të paktën 70 mijë vendesh. “Olimpico” është i vetmi stadium tjetër në Itali me një kapacitet që mund të presë një finale të Ligës së Kampionëve. Për këtë arsyeje, mediat italiane raportojnë se Federata do të bëj gati kandidaturën.
Federata italiane e futbollit ka të ngjarë të marrë një dritë jeshile, por kjo nuk do të thotë se ky stadium do të zëvendësojë automatikisht ‘San Siron’. Të gjithë shoqatat pjesë të UEFA-s mund të aplikojnë për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2027, mjafton që impianti të përmbush parametrat e kërkuara.
Klan News