Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, komentoi shortin e Champions League, që vendosi zikaltërit përballë Feyenoord. Zanetti vlerësoi kundërshtarin, ndërsa shtoi se Interi nuk bën zgjedhje mes Champions League apo kampionatit, por synon t’i shkojë deri në fund të dyja kompeticioneve.

Sipas tij, zikaltërit do të japin gjithçka për të nderuar Italinë në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve.

“Rrugëtimi ynë në Champions League ka qenë i shkëlqyer deri tani. Feyenoord është një skuadër që duhet respektuar. E kemi parë të gjithë se çfarë kanë bërë.

Ne kemi gjithmonë një përgjegjësi të madhe. Do të përpiqemi të çojmë një ekip italian sa më lart të jetë e mundur. Kampionati apo Liga e Kampioneve? Nuk mund të bëjmë zgjedhje. Synojmë t’i shkojmë deri në fund të dyja kompeticioneve. E dimë se çfarë do të thotë të jesh kampion i Italisë dhe duhet të kujtojmë se jemi të fundit që kemi fituar Ligën e Kampioneve. Do të përpiqemi ta nderojmë Italinë dhe të shkojmë në finale si dy vite më parë. E dimë se është e vështirë, por i duam të dyja. Ne e dimë se çfarë do të thotë të konkurrosh në Itali dhe Evropë. Me kaq shumë ndeshje nuk është e mundur të jemi gjithmonë në maksimumin tonë, por ne gjithmonë punojmë për të dhënë më të mirën”, tha Zanetti.

/tvklan.al