Sezoni turistik ka nisur vrullshëm këtë vit. Shifrat tregojnë se që prej muajit Mars numri i turistëve në strukturat akomoduese është rritur ndjeshëm. Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 45,6 %, në krahasim me Mars 2023. Rritjen më të madhe e kanë vizitorët jorezident të cilët janë rritur me 68,7 % ndërsa rezidentët janë rritur me 21,5 %.
Po ashtu rritje ka patur edhe koha e qëndrimit në strukturat akomoduese. Netët e qëndrimeve gjithsej janë rritur me 46%, në krahasim me Mars 2023. Të huajt kanë zgjatur kohën e qëndrimit me 64,3 % ndërsa pushuesit vendas janë rritur me 21 %. Ajo që bie në sy është se gjatë muajit mars, në hotelet e vendit kanë mbizotëruar turistët nga Italia, me 11.6 % pas tyre renditet pushuesit nga Kosova me 10.8%, më pas renditen turistët nga Gjermania me 4.5% më pas renditen ata nga Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia.
Edhe për kohëzgjatjen e netëve të qëndrimit mbizotërojnë turistët nga italia me 13.3% të totalit, duke spostuar në vend të dytë tursitët nga Kosova që përbëjnë 11.3%.
Numri i turistëve në Shqipëri është rritur ndjeshëm pasi sipas të dhënave në 4 muajit e para të vitij viti kanë hyrë 2.3 milionë turistë të huaj.
Klan News