Një draft-marrëveshje për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve është rënë dakord në parim nga të dyja palët, por negociatat vijojnë. Nëse miratohen detajet përfundimtare dhe qeveria izraelite gjithashtu voton për ta miratuar atë menjëherë pas kësaj, zbatimi i marrëveshjes mund të fillojë këtë fundjavë , thonë disa burime për CBS News.

Kjo do të thotë se marrëveshja e armëpushimit e kërkuar prej kohësh nga presidenti Biden do të vazhdojë të mbikëqyret nën administratën e ardhshme të Donald Trump. Sipas mediave të huaja palët po bëjnë gati deklaratat publike, ndërsa shpresohet nga të dy vendet për përfundimin e luftës.

Gati 100 pengje ende po mbahen nga militantët brenda Gazës dhe ushtria beson se të paktën një e treta e tyre kanë vdekur. Këshilltari i Biden për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, ka qenë në rajon për pjesën më të madhe të një muaji duke punuar për të mbyllur marrëveshjen,ne kordinim edhe me Steve Witkoff, i cili është përzgjedhur nga Trump si i dërguari special për Lindjen e Mesme.

Marrëveshja përbëhet nga tre faza, ku gjatë fazës së parë, e cila do të zhvillohej në një periudhë 42-ditore armëpushimi, Hamasi do të lironte 33 gra dhe fëmijë, si dhe pengje mbi 50 vjeç. Për çdo grua apo fëmijë të kthyer në Izrael, Izraeli do të lironte 30 gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet e tij.

Gjatë shkëmbimit të pengjeve dhe të burgosurve, do të kishte një armëpushim të plotë në Gaza për të lejuar hyrjen e ndihmave,. Grupet ndërkombëtare të ndihmës dhe Kombet e Bashkuara do të rifillonin funksionimin në Gaza dhe do të niste rindërtimi i infrastrukturës së saj.

Faza e dytë e marrëveshjes do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve meshkuj izraelitë dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza. Ndërsa faza e tretë do të përfshinte shkëmbimin e trupave të pengjeve dhe të burgosurve të vdekur, fillimin e rindërtimit të Gazës dhe hapjen e kufijve të saj.

Klan News