Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) shënjestruan fabrikat e raketave dhe vende të tjera pranë Teheranit dhe Iranit perëndimor.
David Albright, një ish-inspektor i armëve dhe Decker Eveleth, analist i asociuar kërkimor, vlerësuan se Izraeli goditi objektet në kompleksin ushtarak Parchin pranë Teheranit.
Sulmet goditën gjithashtu vendin e prodhimit të raketave Khojir, për të cilin Reuters raportoi në Korrik se po kalonte një zgjerim të konsiderueshëm.
Analiza e imazheve satelitore zbuloi se sulmet izraelite shkatërruan tre ndërtesa të përzierjes së karburantit të ngurtë të raketave balistike dhe një magazinë në Parchin.
Sipas ekspertëve sulmet izraelite mund të kenë penguar ndjeshëm aftësinë e Iranit për të prodhuar raketa në masë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe inteligjenca amerikane tregojnë se Irani i dha fund këtij programi në vitin 2003, megjithëse Irani pohon se nuk ka ndjekur kurrë armë bërthamore.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Irani ka arsenalin më të madh të raketave në Lindjen e Mesme dhe ka furnizuar me raketa Rusisë për përdorim kundër Ukrainës, si dhe rebelëve Houthi të Jemenit dhe milicisë libaneze Hezbollah.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të hënën me kërkesë të Iranit për të diskutuar sulmet izraelite. Irani ka pretenduar se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ka dëmtuar sovranitetin dhe integritetin e tij territorial në sulmet e para të drejtpërdrejta me raketa.
Ndërkaq forcat izraelite bombarduan gjashtë ndërtesa në Beit Lahiya në Gazën veriore, duke vrarë të paktën 45 persona. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) e përshkroi situatën në Gazën veriore si jashtëzakonisht të rëndë dhe se njerëzve që dëshirojnë të evakuohen duhet t’u sigurohet kalimi i sigurt.
Nga ana tjetër ushtria izraelite tha se ka vrarë një anëtar të krahut politik të Hamasit gjatë një operacioni në Tulkarem të Bregut të pushtuar Perëndimor.
Përmes një deklarate të përbashkët, ushtria izraelite, policia dhe agjencia e sigurisë së brendshme, Shin Bet, thanë se kanë kryer një operacion “kundër terrorizmit në Tulkarem për të eliminuar Islam Odeh”, të cilin e akuzuan se po planifikonte “sulme terroriste”.
Klan News