Në pritje të hakmarrjes iraniane për vrasjen në mes të Teheranit të liderit politik të Hamasit, Ismail Hanije, Izraeli është duke u përgatitur për një luftë të mundshme përtej Rripit të Gazës.
Kjo kronike e mediave amerikane tregon se në atë që konsiderohet si spitali më i madh nëntokësor në botë, që ndodhet në Haifa në veri të Izraelit, përgatitjet kanë nisur.
Bunkeri i ndërtuar në 2006-ën gjatë luftës me Hezbollahun ka shërbyer si parkim shumëkatësh nëntokësor, deri më 7 Tetor kur u ripërshtat si spital-bunker, siç ishte edhe qëllimi i tij. Ka mbi 2 mijë shtretër dhe në kohë lufte aty mund të strehohen deri 8 mijë pacientë, pjesëtarë të stafit mjekësor dhe familjarë.
Kundërpërgjigjja e Iranit nuk do të vonojë dhe këtë e konfirmoi edhe Hasan Nasrallahu, kreu i grupit militant aleat Hezbollah që vepron në Liban. Në një videomesazh të transmetuar në televizionet libaneze, Nasrallah tha se goditja ndaj Izraelit do të jetë përbashkët mes Iranit, Hezbollahut dhe grupit Huthi të Jemenit. Pritja sipas tij, është pjesë e hakmarrjes.
Tv Klan