Ushtria izraelite po kryen evakuimin në disa komunitete kufitare libaneze disa orë pas nisjes së operacioneve tokësore kundër Hezbollahut.
Izraeli i këshilloi njerëzit që të zhvendoseshin në veri të lumit Aëali, një zonë tampon e shpallur nga OKB-ja. Dy avione nga Bejruti mbërritën në Qipro dhe në Gjermani duke transportuar qytetarë libanezë teksa sulmet rrezikojnë një përhapje më gjerë të konfliktit.
Në një deklaratë Hezbollahu pretendon se asnjë trupë izraelite nuk ka hyrë në territorin libanez dhe paralajmëron se sulmet e grupit në Tel Aviv janë“vetëm fillimi”. Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një nga autostradat kryesore në lindje të Tel Avivit ku mbetën të plagosur tre persona dhe u dëmtua një pjesë e kësaj rruge.
Video e dëshmitarëve okularë tregon gjithashtu edhe shkatërrimin në Bejrutin jugor si pasojë e sulmeve ajrore. Efekte pamjet e deshmitareve okulare.
Ushtria izraelite kishte në shënjestër raketahedhësit dhe vendstrehimet e militantëve të Hezbollahut.
Nëse konflikti nuk ndalet Libani rrezikon të shndërrohet në një Gaza të dytë. Kryeministri libanez në një reagim bëri të ditur se vendi po përballet me një nga fazat e tij më të rrezikshme.
Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban në një deklaratë në lidhje me operacionin tokësor u kërkoi të gjithë palëve të tërhiqen nga përshkallëzimi. Ndërsa Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan bëri thirrje që të ndalen sulmet nga Izraeli. Më heret edhe presidenti i SHBA Joe Biden kërkoi një armëpushim të menjëhershëm.
Klan News