Një fakt kurioz i regjistruar gjatë ndeshjes debutuese të axurrëve në Kampionatin Evropian
Të shtunën e 15 qershorit në orën 21.01, vetëm 23 sekonda pas fillimit të ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, një nga faqet kryesore kushtuar “takimeve të nxehta” pati rritje aksesi nga të gjitha rajonet e Italisë. Faqja online (emri i së cilës nuk u bë publike për arsye marketing) sipas “Corriere dello Sport, arriti kulmin prej +20% krahasuar me në mesataren e zakonshme.
Pak çaste pas fishkëllimës së startit dhe me tension të lartë për ndeshjen debutuese të Azzurrëve në Europian, shumë italianë menduan t’i hidhnin një sy ofertave të një lloji krejt tjetër.
Dhe të mendosh se pas 23 sekondash Spalletti dhe ekipi i tij ishin në disavantazh. Ndoshta zhgënjimi dhe mërzia çuan shumë italianë në kërkim të një lloji tjetër shoqërie, një lloj tjetër argëtimi. Trafiku i rënduar i regjistruar nga portali i njohur megjithatë ka zgjatur deri në minutën e 11-të, derisa Italia ka gjetur golin e barazimit falë Bastonit. Rezultati 1-1 i ktheu kontaktet në faqen “hot” në standardet e zakonshme. Me sa duket në atë moment shpirtrat e vluar të italianëve gjetën qetësi në një mënyrë tjetër.