Qazim Laçi ishte protagonist në fitoren 2 – 1 të Sparta Prague ndaj Çeske Budejovice.
Mesfushori shqiptar realizoi golin e parë të ndeshjes, pasi mori një pasim nga kapiteni Panak. Kjo ishte hera e dytë që Laçi realizon në këtë sezon të kampionatit çek. 29-vjeçari ka dhënë edhe 2 asiste.
Qazim Laçi është aktivizuar në 34 ndeshje deri më tani në këtë sezon me Sparta Prague në të gjithë aktivitetet. Një gol të rëndësishëm shënoi edhe Jasir Asani në kampionatin koreanojugor. Sulmuesi i krahut realizoi në minutën e 14’, pasi i rrëmbeu një mbrojtësi kundërshtar topin.
Ndeshja mes Jeonbuk dhe Gëangju u mbyll në barazim 2 – 2. Kampionati në Korenë e Jugut ka zhvilluar 2 javët e para.
Tv Klan