“E ardhmja është vajzë”, me moderatore Ermira Çaushollin që transmetohet në Televizionin Klan Plus, edhe kësaj radhe është shoqëruar me emocione të forta. Një ndër të ftuarat e kësaj jave ka qenë balerina dhe koreografja e njohur, Enada Hoxha.
Në rrëfimin e saj, Hoxha ka treguar se ka pësuar zhgënjime në jetë dhe është lënduar nga persona që nuk ia kishte pritur mendja asnjëherë dhe nuk mundet t’ua falë dot.
Enada Hoxha: E rëndësishme është që unë të mos lëndoj njeri, unë këtë lëndim e kam marrë nga shumë persona, por edhe nga persona që nuk ma ka pritur kurrë mendja dhe ndoshta do të duket shumë jo etike, por unë nuk do t’ua fal dot, nuk fal dot në këtë pikë sepse jam lënduar pa asnjë arsye dhe jam lënduar me koshiencë të plotë nga ata persona.
Ermira Çausholli: Ti e quan që të bësh mirë, bën sukses, në momentin që në jetë bën mirë, bën sukses…
Enada Hoxha: Unë e mendoj kështu, është një arritje personale. Unë dua të mbahem mend në punën time se si i kam trajtuar kolegët e mi.
Ermira Çausholli: Para gjithçkaje duhet të jemi njerëz.
Enada Hoxha: Po, njerëz!
Ermira Çausholli: Të gjithë ne prisnim që Nada në këtë rubrikë të radhiste titujt e baleteve që ka kërcyer dhe atyre ku ka qenë koreografe, por Nada na thotë të gjithëve që të kesh sukses, duhet të bësh mirë!/tvklan.al