Liri Berisha ka treguar në emisionin “Rudina” në Tv Klan njohjen me Nënë Terezën dhe familjen e saj, histori të shkëputura nga jeta, të cilët i ka përmbledhur në librin e publikuar së fundmi që i dedikohet pikërisht kësaj figure të madhe.
Berisha ka rrëfyer se njohjen e dytë me Nënë Terezën e ka pasur atëherë kur ka parë në mediat italiane që kjo figurë e madhe e kombit shqiptar, mori çmimin Nobel për Paqen.
Liri Berisha: Njohja e dytë ka qenë në më shumë se pas dy dekadash kur mediat italiane jepnin me bujë se një grua shqiptare mori çmimin Nobel të Paqes dhe kjo grua e imët në fizik, me atë çmimin në dorë thoshte me krenari se jam me gjak shqiptare, ishte hera e parë që bota mësoi prejardhjen e saj. Më vinte keq se televizioni shtetëror shqiptar e censuronte këtë lajm. Aty mora vesh se Nënë Tereza ishte ajo vajza me emrin Gonxhe. Pasi ra komunizmi, e kam takuar disa herë, por ky takim ishte vërtetë kënaqësi, sepse më lidhte fëmijëria, familja, do takoja një grua që e nderonte gjithë bota dhe ishte shumë e çuditshme se si ajo deri 4 dekada nuk mund të futej në shtetin e saj. Kisha parë vuajtjet e nënës së saj./tvklan.al