Bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike, Liri Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe miqtë për humbjen e Gerti Bogdanit. Me hidhërim të thellë, Liri Berisha lutet që familja e Gerti Bogdanit ta kapërcejë këtë dhimbje te madhe.
Liri Berisha: Nuk gjej fjalë të bëj një ngushëllim sepse asgjë nuk ka vlerë në këto momente se sa jeta e atij që iku. Në pozicionin e nënës, dua të ngushëlloj prindërit në radhë të parë dhe lutem bashkë me ta të gjejnë forcën për ta kapërcyer këtë dhimbje të rëndë.
Edlira, para së cilës dalim sot, ka detyra shumë të rënda dhe të vështira për të kryer. Ngushëllime të gjithë miqve dhe shokëve me të cilët ai bëri një rrugëtim kaq të shkurtër dhe të bukur. Ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri dhe me shumë respekt.
/tvklan.al