Avokatët: Nuk ka vepër penale, të shuhet masa e sigurisë

Nëpërmjet avokatëve të tij, Jamarbër Malltezi, ankimoi këtë të premte vendimin që e la atë në burg pa afat, duke kërkuar shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin e tij nga qelia. Mbrojtja pretendon se subjekti i ngritur nga Prokuroria e Posaçme pas hetimeve të dosjes për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, nuk ka asnjë element të veprës penale të korrupsionit dhe rrjedhimisht as pastrim parash.

Për Malltezin çdo gjë në privatizimin e ish-kompleksit Partizani ka qenë e ligjshme dhe se ata kanë hequr një paligjshmëri që po ekzistonte në ato prona, duke sjellë vetëm të mira.

Nga ana tjetër SPAK thotë se Jamarbër Malltezi është përfshirë në korrupsion dhe ka përfituar 5.4 milionë euro, gjatë këtyre procedurave, i favorizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilin e ka vjehërr.

Nën hetim për këtë dosje me masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” është edhe biznesmenin Fatmir Bektashi. Me administrimin e ankimit, Gjykata e Posaçme e Apelit brenda 10 ditësh duhet të lërë seancën për të shqyrtuar kërkesën e Jamarbër Malltezit.

Tv Klan