Ministria e Financave: Realizimi i tyre në masën 100.4%
Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 376 miliardë Lekë ose 100.4% të planit të parashikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë, ky dikaster thekson se të ardhurat u rritën me 15.9% ose 51.6 miliardë Lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 8 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 361.66 miliard Lekë me një realizim në masën 96.6% të planit, ndërkohë që krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021, duke rezultuar rreth 1.4% më i lartë ose rreth 5.08 miliard Lekë më shumë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënvizon se është duke punuar për të ruajtur të gjitha parametrat fiskalë, si dhe ritmin e rritjes së qëndrueshme të ardhurave.
Klan News