Kanë kaluar 10 muaj nga momenti kur modelja Irina Shayk u nda nga Bradley Cooper.

Por së fundmi, ajo është fotografuar teksa shijonte një shëtitje në New York së bashku me 33-vjeçarin, Vito Schnabel.

Në fotot e publikuara shihet se ata ishin pajisur me maska, të cilat i hoqën përkohësisht nga fytyra e tyre.

Veprimi i tyre, në kohën e pandemisë dhe kur qyteti është i mbyllur ka shkaktuar mjaft kritika në rrjetet sociale, se ata thyen rregullat e izolimit dhe distancimit social. /tvklan.al