Java e shtatë e Superiores, do të luhet e ndarë në tre ditë. Padyshim, supersfida e kësaj jave, do të jetë ajo mes Egnatias dhe Partizanit, e cila është planifikuar të luhet ditën e premte, në orën 16:00.

Dy ekipet që dueluan për titullin kampion sezonin e kaluar, do të përballen për herë të parë në këtë edicion.

Të shtunën, janë planifikuar dy ndeshje të tjera interesante. Laçi pret në shtëpi Teutën, në ndeshjen e planifikuar në orën 16:00, ndërsa 3 orë më vonë, Vllaznia përballet me Dinamon, në sfidë tjetër që pritet më interes të madh.

Java e shtatë, do të mbyllet të dielën, me Elbasanin që luan në transfertë ndaj Bylisit në orën 16:00, ndërsa, Tirana-Skënderbeu në orën 19:00 ul siparin. /tvklan.al