Prindërit kanë në dorë të formojnë personalitetin e tij
Të rrisësh një fëmijë djalë është një sfidë më vete, pasi do jenë burrat e së ardhmes. Dhe sipas psikologëve, djemtë që ndjehen më të sigurtë në gjirin prindëror, bëhen zotërinj më të fortë.
Një fëmijë që ndjen vëmendjen dhe dashurinë e pakushtëzuar dhe përkëdheljet, është në gjendje t’i rezistojë shumë më mirë me të gjitha vështirësitë ë së nesërmes.
Ndërsa frika për cënimin e mashkullitetit dhe mësimet për t’i bërë të fortë e të pandjeshëm në kuadër të të qenit mashkull, janë të dëmshme dhe i bën fëmijët tanë të jenë më vulnerabël. Sipas psikologëve nëse duam që djemtë tanë të kenë besim tek vetja dhe cilësitë e virtytet e tyre, prindërit duhet të bëjnë të dukshëm vlerësimin për ta.
T’i japësh siguri, besim dhe vlerësim fëmijës, aq më tepër djemve, i bën ata më të sigurtë mbi veten, fitojnë vetëvlerësim, mbushen me dashuri e dashamirësi, dhe mbi të gjitha bëhen emotivë dhe empatikë pa ndrydhje dhe detyrime gjinore të paracaktuara.
Figurat e prindërve, janë shembujt më të mirë të fëmijëve dhe karakteri i fortë ndërtohet nga një bazë shumë e mirë besimi, dashurie e vetëvlerësimi.
Klan Plus