Sa më shumë të zbuloni problemet me trupin dhe veten tuaj aq më shumë do të jeni në gjendje të mësoni për t’i luftuar ato. Një problem me të cilin njerëzit po përballen çdo ditë e më shumë është stresi, ankthi, pagjumësia dhe depresioni.

Stresi kronik mund te jetë aq i dëmshëm saqë mund t’ju shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Psikologët kanë renditur pesë hapat natyralë të cilët do ju ndihmojnë të relaksoheni, të largoni stresin dhe shqetësime të tjera që vijnë si pasojë e lodhjes.

Bëni pushim

Në momentin që e shikoni vetën të lodhur, të mbingarkuar apo jo produktivë në punën që jeni duke bërë, zgjidhja ideale do të ishte që të bëni pushim. Të bësh pauza të shkurtra çlodhëse do ju ndihmojë të relaksoni trupin dhe trurin kështu do të mund të ndjeheni më të lehtësuar dhe më në formë për vazhduar aktivitetin tuaj.

Vendosni kufij

Vendosni kufij në çdo aspekt të jetës suaj. Nëse vendosni që gjërat t’i merrni më shtruar kjo do ju ndihmojë shumë për t’i arritur më mirë qëllimet tuaja pa stresuar veten. Të vendosësh kufij do të thotë të jesh i vetëdijshëm se çfarë do dhe çfarë nuk shkon me ju, më e mira e mundshme është që të jeni të qartë me veten tuaj.

Praktikoni përmirësimin e frymëmarrjes

Psikologët sugjerojnë që për të shmangur mendimet dhe emocionet e këqija duhet të praktikoni përmirësimin e frymëmarrjes. Stresi ka efekte negative në trupin tonë. Nëse gjatë kohës kur e ndjeni veten të stresuar arrini të kontrolloni frymëmarrjen tuaj do të thotë që jeni në rrugën e duhur.

Gjumë i rregullt

Në disa persona stresi, ankthi apo qoftë thjesht edhe gjendja jo e mirë emocionale u shkakton pagjumësi, kurse disa të tjerëve të kundërtën duke i bërë të ndjehen të lodhur dhe të kenë nevojë të vazhdueshme për gjumë. Mënyra më e mirë për të përmirësuar veten dhe të luftoni stresin është që të caktoni një orar dhe regjim të mirë për gjumin.

Bëjeni veten të lumtur

Shëndeti fizik dhe ai mendor kanë përparësi, kështu që nuk mund ta lini stresin që t’ju zotërojë. Ta bësh veten të lumtur dhe të bëni atë çfarë ju bën të ndjeheni mirë do ju largojë nga emocionet negative dhe të mbimenduarit për një kohë të gjatë. Gëzojeni veten me gjëra të vogla, mund të telefononi një mik tuajin, të shikoni një film, të lexoni një libër ose blog, dhe pse jo të bëni një shëtitje.

/tvklan.al