Virusi Covid-19 është i aftë të shumëfishohet në trupin e njeriut dhe të krijojë antitrupa që infektojnë organet, kanë zbuluar së fundmi shkencëtarët. Studiuesit amerikanë përpunuan 2.5 miliardë kombinime gjenetike të virusit në mënyrë që të kuptojnë impaktin e tij në trup.

Ekipi nga Laboratori Kombëtar Oak Ridge, Tennessee, ShBA, zbuloi se virusi infekton njerëzit përmes receptorëve të hundës, thënë ndryshe ACE-2. Më pas përhapet në trup duke pushtuar qelizat ku ACE-2 lokalizohet, përfshirë këtu, veshkat dhe zemrën. Kjo shpjegon arrestin kardiak, dëmtimin në veshka si dhe dhimbjet abdominale që vihen re tek shumë pacientë me Covid.

Në momentin e parë që futet në trup, nxit këtë të fundit të prodhojë më shumë receptorë ACE-2, që në kushte normale janë të paktë në numër, dhe lokalizohen kryesisht në mushkri. Kjo bën që të hapen kanalet ushqyese, Covid-19 shumëfishohet dhe për pasojë infekton më shumë pjesë të trupit.

Gjatë këtij procesi, virusi ndërhyn në aftësinë e trupit për të kontrolluar nivelet hormonale. Kështu që hormoni që ndikon në rregullimin e presionit të gjakut, bradykini, çrregullohet.

Gjë, që sjell një kaos total kimikatesh në trup dhe bën që qelizat e gjakut të rrezikojnë inflamacionin, mpiksjen e gjakut, dëmtime në tru si dhe ishemi. Simptoma këto, të vëna re tek pacientët në gjendje të rëndë me koronavirus. /tvklan.al