Teksa nuk ka kaluar shumë kohë nga momenti kur presidenti amerikan Joe Biden qëndroi për disa sekonda i ngrirë në një festë të organizuar në rezidencën presidenciale ai sërish ka ngjallur shqetësim për shëndetin e tij.
Joe Biden u shfaq i përhumbur pas takimit të samitit të G7. Në një video të postuar nga “Daily Mail”, shihet që Biden filloi të largohej ngadalë prej liderëve të G7, dhe më pas qëndroi duke parë për pak kohë një parashutist që mblidhte pajisjet e tij.
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e pa e habitur, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni nxitoi për ta ndihmuar duke e kapur lehtë për krahu dhe e çoi përsëri te liderët e tjerë për të realizuar foton.
Ka patur edhe raste të tjera kur në takime publike, presidenti amerikan është shfaqur konfuz. Për shkak edhe të moshës, 81 vjeç, Presidenti vuan nga disa probleme shëndetësore, që i shtynë shumë analistë të shtrojnë pyetjen nëse është ai në gjendjen e duhur për një mandat të dytë presidencial.
Klan News