Aktori dhe regjisori John Krasinski u shpall “burri më seksi në botë” për vitin 2024 sipas revistës People duke rrëzuar nga froni yllin e “Grey’s Anatomy”, Patrick Dempsey.
“Thjesht u bllokova menjëherë. Asnjë mendim”, ishte reagimi i tij i parë për “People”. “Përveçse ndoshta po më tallin. Nuk zgjohem duke menduar ‘a është kjo dita kur do të shpallem burri më seksi në botë?’ Por ju e bëtë dhe e keni ngritur stekën”.
“Nuk zgjohem kështu, duke menduar: “A është kjo dita kur do të më kërkohet të jem mashkulli më seksi në botë?” E megjithatë ishte dita kur ju e bëtë atë, ju djema e keni ngritur me të vërtetë shiritin për mua”, shtoi ai.
45-vjeçari tha se nga të gjitha mundësitë që ka pasur si aktor, të qenit bashkëshort dhe baba ka qenë më e çmueshmja. Atij i pëlqen të jetë një bashkëshort dhe baba që jeton në Brooklyn me aktoren Emily Blunt me të cilën është i martuar prej 14 vitesh dhe dy vajzat, Hazel, 10 vjeç dhe Violet, 8 vjeç.
Aktori ishte shumë i emocionuar që t’ia thoshte lajmin Emily. Kjo e fundit bëri shaka duke thënë se do ta vishte shtëpinë me letër muri me kopertinën e Krasinski nëse do të merrte titullin.
“Është ajo gjëja e bukur kur je i martuar me dikë dhe mëson vazhdimisht, ndryshon dhe përparon. Jam shumë me fat që po e kaloj me të”, u shpreh ai.
Së fundmi, Krasinski ka marrë rolin e regjisorit në filmat “IF”, “A Quiet Place” dhe “A Quiet Place Part II”. Në këta të fundit, Emily Blunt ka qenë protagoniste./tvklan.al