Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, John Ratcliffe është konfirmuar si kreu i ri i CIA-s.

Senati miratoi emërimin në një votim ku 74 ligjvënës amerikanë votuan pro dhe 25 kundër.

Ratcliffe shërbeu si Drejtor i Zbulimit Kombëtar gjatë presidencës së parë të Trump dhe është një nga figurat e pakta që ai ka rikthyer në detyrë.

Ish-kongresmeni konservator ka qenë një mbështetës i fortë i Trumpit, ndërsa zv/Presidenti Vance e ka cilësuar Ratcliffe një patriot të madh dhe që ka besimin e presidentit.

Klan News