“Ofron gjithçka për ata që kërkojnë klimë mesdhetare e natyrë të virgjër”
Sërish mediat e huaja vijojnë t’i japin jehonë Shqipërisë sa i përket turizmit.
“Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet turistike më tërheqëse për pushime, falë çmimeve të lira, ujërave të kristalta, natyrës së pacënuar dhe trashëgimisë së pasur kulturore”, shkruan e përditshmja franceze “Journal des Femmes”.
Ky rajon po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj dhe viti 2024 padyshim nuk do të bëjë përjashtim.
Sipas ekspertëve të udhëtimeve, Shqipëria është një destinacion i paeksploruar në Evropë që ofron gjithçka nga deti, malet, liqenet, kanionet dhe një kulturë unike dhe njerëz miqësorë.
E përditshmja franceze “Journal des Femmes” destinacioni po fiton popullaritet dhe po tërheq një numër në rritje udhëtarësh të etur për të eksploruar dhe zbuluar natyrën e vendit dhe plazhet madhështore.
Për më tepër, Shqipëria është shumë më e lirë se Kroacia, një nga destinacionet kryesore për turistët.
Revista franceze në shkrim sugjeron se nëse dëshironi të zbuloni territore të reja këtë verë me familjen tuaj, tani e dini se ku t’i përqendroni kërkimet tuaja, në Shqipëri.
Klan News