Toni Kroos përballet me aktin e tij të fundit para se të varë këpucët në gozhdë, pasi ai kthehet në detyrë në Gjermani në Euro 2024-tën.

Kroos i dha fund karrierës së tij të pabesueshme tek Real Madrid në fillim të qershorit, pasi mesfushori veteran vulosi një tjetër titull të Ligës së Kampionëve, të 15-in për Real.

Fitorja në Wembley e çon numrin e trofeve të Kroos në Ligën e Kampionëve në gjashtë, pesë prej tyre të fituara në Madrid, së bashku me katër titujt e La Ligës.

34-vjeçari konfirmoi synimin e tij për të mos nënshkruar një rinovim në kryeqytetin spanjoll pasi ai duket të bëjë një pushim të plotë këtë verë.

Megjithatë, pasi u detyrua të hiqte dorë nga pensionimi me përfaqësuesen gjermane përpara Euro 2024 dhe ky pritet të jetë kapitulli i fundit në karrierën e tij

Julian Nagelsmann e bindi Kroos që t’i jepte fund “mërgimit” të tij nga përfaqësuesja gjermane në shkurt dhe ai pranoi se nuk ishte e lehtë të siguronte një po për rikthim nga ish-‘playmaker”-i i Bayern Munich-ut.

“Toni është i rëndësishëm për ne,  mund t’i jepet  topi në çdo kohë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për të gjithë, por veçanërisht për të rinjtë në skuadër”, thotë Nagelsmann, sipas Marca-s.

“Ishte e vështirë ta bindja që të kthehej. Ai më tha se do të kthehej vetëm nëse ndjente se mund të fitonim diçka. Dhe më pas ai tha: “Po, le ta bëjmë këtë.”

Kroos është  në formacionin startues për hapjen e turneut, pasi Gjermania luan ndaj Skocisë në Mynih, në paraqitjen e tij të 110-të ndërkombëtare.

Të gjitha ndeshjet e EURO 2024 do të transmetohet falas për publikun shqiptar në TV Klan.

/tvklan.al