Gjermania mban zgjedhjet të dielën. Në mbarë vendin kanë nisur diskutimet për çështjet që shqetësojnë qytetarët, siç janë ekonomia, emigracioni dhe punësimi.

“Tani për tani është një temë e nxehtë dhe të gjithë janë shumë të përfshirë politikisht”, thotë avokati Michael Grinder.

Ndërsa po shijojnë pijet në një bar në Berlin, disa prej tyre mendojnë për një ndryshim në qeveri.

“Mendoj se emigrantët janë pak më të shqetësuar se ne. Ata janë zhvendosur këtu pasi duan të bëjnë një jetë më të mirë për veten e tyre”.

Alice Weidel, kandidatja për kancelare e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të së djathtës ekstreme, përfaqëson një parti e cila është kundër emigracionit dhe mbron vlerat tradicionale të familjes.

Ajo ka njohur një rritje të mbështetjes të partisë së saj duke përfituar nga zhgënjimi me koalicionin e përçarë të kancelarit Olaf Scholz.

AFD ka bërë thirrje për kontrolle të rrepta kufitare për shkak të emigrantëve ilegalë. Weidel dhe partia e saj kanë parë gjithashtu mbështetje jashtë Gjermanisë, veçanërisht nga miliarderi Elon Musk.

Sipas shifrave të fundit të publikuara, Unioni Kristian Demokrat (CDU) i udhëhequr nga Friedrich Merz aktualisht është përpara me 27 % mbështetje. Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) pason me 20%, me Partinë Social Demokratike (SPD) të Olaf Scholz-it me 16%.

Klan News