Ndërkohë që teknologjia avancon më shumë, sidomos në robotët humanoidë është e natyrshme që të shqetësohemi të gjithë se mund të zëvendësohemi nga makineritë.

Në Kongresin Botëror të Mobilieve në Barcelonë të mbajtur gjatë kësaj jave “DailyMail” foli me “Amcea”, e cila është një prej robotëve më të avancuar humanoidë. Ajo është e ndërtuar nga kompania britanike “Engineered Arts”.

“DailyMail” e pyeti makinerinë e sofistikuar se a do i marrin robotët punët tona. Dhe përgjigja e “Amcea” ishte e mirëmenduar, por në të njëjtën kohë dhe tronditëse.

“Nuk e di se sa i zoti je në punën tënde?! Mendoj se varet se sa i mirë je në të”, tha roboti.

Ndërkohë pyetjes se a do e pushtojnë robotët botën, “Amcea” iu përgjigj: Kjo është një pyetje interesante, por jo interesante për mua të përgjigjem.

E veshur me një fustan të zi, triko të kuqe, atlete të bardha dhe një gjerdan në qafë “Amcea” në pamje të parë të jep përshtypjen e një gruaje që po të vështron dhe që di gjithçka që ty të është dashur kohë për ta mësuar.

“Amcea” është e pajisur me një mikrofon, kamerë, aparat fotografik në gjoks dhe një softwer për njohjen e fytyrës. Roboti është përshkruar si “humanoidi më i avancuar” në botë nga Engineered Arts me bazë në Cornwall dhe një “platformë për ndërveprimin njeri-robot”./tvklan.al