Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë hapëse të “ITB Berlin 2025”. E nisi me “ligjin e pashkruar” të shqiptarëve, por që zbatohet gjithnjë nëpër shekuj. Thirrja e tij ishte kjo: Nëse doni të ndiheni si Perëndi, ejani në Shqipëri!
“A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që deklaron shtëpitë tona se shtëpitë tona i përkasin Zotit dhe mikut? Ky ligj është bërë thelbi i asaj që ne e quajmë shqippritje, që në anglisht është një shkrirje harmonike e Shqipërisë dhe mikpritjes, por në shqip do të thotë të bësh të pamundurën të nderosh emrin, shtëpinë, mikun. Kur u përballëm me zgjedhjen mes hebrenjve dhe djallit, paraardhësit tanë qëndruan fort pranë hebrenjve. Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit, e bën këtë prej vullnetit të Zotit. Duke hapur dyert, ne mirëpresim një mik që trajtohet si Zoti. Nëse doni të kuptoni si është të ndiheni si Perëndi, ejani në Shqipëri! Nëse doni të takoni drejtues taksish që sillen si Perëndi, shkoni në Greqi”, u shpreh Rama në ditën e parë të panairit që do zgjasë deri më 6 Mars.
Kreu i qeverisë bëri krahasimin e Shqipërisë që dikur ishte “Koreja e Veriut të Europës”, me atë që sot numëron 400 mijë turistë gjermanë në vit.
“Këtë javë në Berlin, bota ftohet të zgjedhë mes shumë vendeve që marrin pjesë në këtë Kupë Botërore të Turizmit. Është gara e vetme ku ekipi gjerman nuk nis si favorit. Të ftosh një ballkanas të flasë, nuk është kurrë mjaftueshëm shkurt për standardet gjermane. Kur u zhvillua në 1967-ën ky panair, Shqipëria kish mirëpritur vetëm 1 mijë turistë gjermanë lindorë, të gjithë marksistë-leninistë të palëkundur. Në fakt të vetmit gjermanë perëndimore, ishin ata të ekipit të futbollit. Për çudinë e të gjithëve arritën një barazim 0-0 në Tiranë, pasi na mundën 6-0 në Gjermani. Ajo që do jetë e pandryshuar për një çerek shekulli është se të vetmit gjermanë perëndimorë në Shqipëri ishin ata. 12 milionë turistë në vit! Shohim këtë vit shifra më të larta, me Janarin e Shkurtin që kanë vendosur rekorde të reja. Numri i gjermanëve vitin e kaluar shkoi në afro 400 mijë, janë lloji më i mirë i turistëve”, tha Rama.






/tvklan.al