Bashkëpunimi mes yllit amerikan Kim Kardashian dhe kompanisë luksoze Balenciaga duket se vazhdon ende, madje në mënyrë të shkëlqyer. Kim Kardashian ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” foto e veshur me bluzën Balenciaga, që ka të stampuara foto të saj.

Në bluzën e zezë me krahë të shkurta qëndrojnë tre foto të 44-vjeçares, ku me shkronja kapitale është shkruar “KIM” dhe poshtë kësaj “Kardashian”.

Emri i yllit amerikan është i shkruar dhe më pjesën e pasme të bluzës. Bluza kushton 825 dollarë dhe është pjesë e serisë së vjeshtës 2025 “Brand Ambassador Fanclub”, që prezanton marka luksoze.

Në postimin e Kardashian komentet nga fansat ishin të shumtë. Të gjithë shpreheshin të mahnitur dhe dëshironin që ta bënin pjesë të gardërobës së tyre sa më shpejt të ishte e mundur këtë bluzë.

Kim Kardashian iu rikthye bashkëpunimeve me Balenciaga-n në vitin e kaluar. Në Nëntor të vitit 2022, ylli i realit shoë-t amerikan prishi kontratën me këtë firmë, pasi Balenciaga ekspozoi në atë kohë një koleksion veshjesh për fëmijë që mbanin në duar arinj pellushi me zinxhirë.

Në atë kohë firma u përball me një mori kritikash, për promovim të abuzimit me fëmijët, çka solli edhe reagimin ekstrem të Kim Kardashianit, duke ndërprerë kontratën e lidhur që në fillim të viteve 2000./tvklan.al