Nën notat muzikore të pianos dhe me një kërcim të shpejtë.
Këtë herë nuk ishte nën efektin e alkoolit, por Jean-Claude Juncker zgjodhi këtë mënyrë për të ironizuar kryeministren britanike Theresa May, para se të mbante një fjalim për Brexit.
May pak ditë më parë në konferencën e partisë konservatore doli në skenë duke kërcyer nën ritmet e këngës së famshme të grupit Abba, Dancing Queen.
Presidenti i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker dhuroi sërish spektakël duke e bërë publikun të qeshte.
Nuk është hera e parë që Presidenti i Komisionit Evropian kthehet në qendër të vëmendjes me sjelljen e tij në publik.
Videot e tij kanë bërë xhiron e botës teksa ai është shfaqur i dehur duke u sjellë në mënyrë të çuditshme dhe komike.
Tv Klan