Viti 2021 do të jetë historik në Mbretërinë e Bashkuar. Duke nisur nga mesnata e sotme për të hyrë në territorin e saj, doganat britanike do të kërkojnë dokumente shtesë për transportin e mallrave.

“Për të minimizuar përçarjen, transportuesit pa dokumentacionin e duhur në vend nuk duhet të lëvizin mallrat përtej kufirit të BE nga 1 Janari pasi ato do të ndalen dhe do t’u mbahen mallrat e tyre”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Transportuese në Mbretërinë e Bashkuar.

Shoqata e Transportit Rrugor gjithashtu ka paralajmëruar se çdo kamion i cili është rrugës për të hyrë në territorin e Mbretërisë së Bashkuar do i kërkohet dokument shtesë në rast se orari do të tejkalojë atë të mesnatës.

Megjithatë, shumë kompani kanë bindjen se ky orar nuk do zbatohet me përpikmëri, për shkak të kaosit dhe trafikut të orëve të fundit. 

Ky është veprimi i fundit që shkëput çdo lloj bashkëpunimi ekonomik Mbretërinë e Bashkuar nga BE-së, në atë që është cilësuar si Brexit./tvklan.al