Aleksi, një telefonues nga Vlora në “Aldo Morning Show” në Tv Klan është i mendimit se prindërit sot përjetojnë më shumë stres sesa dikur. Ai merr si shembull veten duke rrëfyer se prej stresit ka kaluar një situatë delikate shëndetësore. Sipas tij, e gjitha iu shkaktua nga shqetësimi që ndien në raport me bashkëshortet e fëmijëve pasi raportet me to nuk janë të afërta.
Aleks: Janë më të stresuar prindërit sot sesa më parë. Unë nga stresi kam kaluar një hemorragji cerebrale nga kalamajtë. E kupton? Kalamajtë i kam shumë mirë unë, por ç’e do, s’kam pjesën tjetër, por fëmijët i kam, cunat i kam shkëlqyer unë por i pafat nga krahu tjetër.
Aldo: S’e kuptova, “nga krahu tjetër?” domethënë…
Aleks: Domethënë nuset.
Aldo: Ah! Po pse?
Aleks: Se kështu është e ndërtuar. Kalamajtë e kanë marrë edukatën, në daç nga nëna, në daç nga babai…
Aldo: E qartë, nuk shkon mirë me nuset, këtë po thua?
Aleks: Po patjetër.
Aldo: Po përse nuk shkoni mirë? Bën debate, bëni sherre, çfarë ka ndodhur?
Aleks: Jo, ne s’bëjmë debate e sherre, por flasim si je, si shkon, si kalon, i marrim ne në telefon, nusja nuk bën vaki të marrë një herë, as njëra, as tjetra.
Aldo: Do doje pak më afërsi po thoje?
Aleks: Po, patjetër. Mungesë respekti e theksuar.
Aldo: E diskutueshme kjo “mungesë respekti” se ti thua mungesë respekti, ajo thotë sjellje normale, hajde gjeje tani!
Aleks: Hajde gjeje! Ajo nuk do të dijë sa vuan prindi i burrit, ajo thotë vuan nëna ime, babai im, ajo nuk do të dijë që vuan vjehrri e vjehrra./tvklan.al