Tereza, e cila ka ardhur tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan, ka treguar historinë e trishtë që ka kaluar në jetën e saj. Ajo ka qenë e martuar me një burrë i cili nuk punonte dhe çdo Lekë që i binte në dorë e luante bixhoz. Kjo gjë ka bërë që ata të vuanin edhe për bukë. Kur ka qenë shtatzënë në fëmijën e dytë, Tereza tregon se 3 ditë deri në ditën e lindjes ajo nuk ka ngrënë asnjë gjë dhe nuk e dinte se a ishin dhimbjet e lindjes apo kishte probleme nga të ushqyerit. Tregon se ka shkuar në maternitet me urban dhe Lekët i ka marrë borxh nga një shoqe e saj.
Tereza: Në shtatzëninë e dytë kam qenë shumë keq. Kam kaluar periudhën më të keqe të jetës sime. Thoja si do rritet ky fëmijë. I kam lut Zotit të dështoj, o Zot më fal. Pasi e mora veten i thashë, të lutem, e nisi Zoti dhe këtë fëmijë, ktheju punës, ktheju jetës, ta rrisim mirë këtë fëmijë dhe vajzën. Ardit veç më keq u bë. As nuk donte ta dinte se kishte fëmijë. Për bukë kemi vuajtur, tre ditë para se ta lindja çunin. S’kam pasur bukë, domethënë 3 ditë pa ngrënë bukë. Kur më kanë ardhur dhimbjet e lindjes, nuk e dija se çfarë kisha. A kisha prej lindjes apo prej bukës. Kam ikur me urban në maternitet, edhe 1 mijë Lekshin e urbanit ia kam marrë një shoqeje.
Kam lindur të nesërmen në 5 të mëngjesit, kam marrë mamin në telefon, është nisur prej Puke dhe më ka sjellë për të ngrënë, i ka blerë gjërat që i nevojiteshin bebes. Nëse nuk do kishte ardhur ajo, nuk e di si do kisha dalë prej spitalit. Nuk kisha asnjë batanije ta mbështillja foshnjen. /tvklan.al