Dëmi shkaktuar buxhetit arrin 1.1 milionë euro
892 mijë paketa cigaresh kontrabandë janë zbuluar nga autoritetet në Doganën e Hanit të Hotit. Ato u zbuluan në një kamion, i cili u kontrollua pas dyshimeve mbi të dhënat e dokumentacionit që e shoqëronte.
E gjithë ngarkesa ishte e pa pajisur me pullë fiskale të Shqipërisë, apo të ndonjë vendi tjetër. Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e detyrimit doganor kapte shifrën e 1.1 milionë euro.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, tha se çështjen tani e ka marrë në dorë prokuroria e Shkodrës.
Tv Klan