Karim Benzema mund të largohet nga futbolli në fundin e këtij sezoni. 36-vjeçari është duke vlerësuar se çfarë të bëjë me karrierën e tij dhe nuk është aspak e sigurt nëse do të zgjedhë të respektojë kontratën ekzistuese me Al-Ittihad, e cila skadon në vitin 2026.

Kalimi në Arabinë Saudite nuk ka rezultuar i suksesshëm për francezin, sidomos në aspektin mental, me një kampionat që duket se nuk i përgjigjet egos së fituesit të Topit të Artë. Benzema është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 10 gola në 11 ndeshje, për të qenë bashkëkryesues me Cristiano Ronaldon në vendin e dytë dhe dy gola pas Mitroviç.

Shtysë për tu pensionuar po i jep edhe presidenca e klubit. Fakti që Benzema paguhet me rreth 100 milionë Euro në sezon i bën drejtuesit që të heqin dorë nga francezi, për t’i përdorur këto shifra në përmirësimin e skuadrës së të ardhmes.

Pas daljes në pension, sulmuesi mund të marrë përsipër rolin e ambasadorit të Real Madridit në botë me vëmendje të veçantë për shtetet arabe. Ekipi komercial i klubit spanjoll po monitoron prej kohësh tregun saudit, të cilën e shikon si parajsë për të shtrirë akoma dhe më shumë ndikimin në treg.

Klan News