Katy Perry nuk ka reshtur së qenë kryefjala e mediave të huaja muajt e fundit, si për daljet e saj publike me veshje provokuese, ashtu edhe për përmbajtjen e videove që poston.
“Daily Mail” ka publikuar një video nga xhirimet e videoklipit të ri që artisja e re po përgatit ku ylli i popit shihet në krahët e një modeli.
Ajo çfarë bie në sy janë pozat e nxehta të dyshes. Tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan se lëvizjet provokuese të yllit të popit vijnë pas një sërë dështimesh në fushën e muzikës.
“Njerëzit e njohur thonë se ajo po përpiqet dëshpërimisht të krijojë një plan të ri për të shpëtuar rikthimin në muzikë,” shkruan tabloidi i njohur britanik.
Artsja së fundmi publikoi këngën Women’s World por ky projekt muzikor nuk u prit aspak mirë nga fansat të cilët e kritikuan për veshjen që ajo kishte zgjedhur.









Klan News