Katy Perry ka njoftuar se do të bëjë një turne nëpër botë. Krijuesja e hitit “I Kissed A Girl” do të nisë turneun e saj në Meksikë gjatë muajit prill, do të ndalet në Australi dhe gjithë muajin tetor do të performojë në Mbretërinë e Bashkuar.
Katy do të realizojë koncerte në Londër, Glasgow , Manchester, Sheffield dhe Birmingham duke filluar nga 7 tetori i vitit të ardhshëm.
Artistja jo vetëm që është e lumtur se do të jetë afër fansave por është shprehur se do ti bashkohet edhe vajza e saj.
“Jam shumë e emocionuar që Daisy mund të më bashkohet në këtë turne botëror. Ajo është katër tani dhe pastaj do të mbushë pesë vitin që vjen. Koha me të vërtetë fluturon. Jam shumë e emocionuar ta prezantoj atë me shumë vende në botë dhe ne do të kemi një aventurë të bukur së bashku.” është shprehur ajo për tabloidin britanik The Sun.
Por fansat në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të duhet të presin gjatë për të parë Katy-n të performojë .
Këngëtarja u premtoi fansave një performancë të jashtëzakonshme në Londër me rastin e festave të fundvitit.
Klan News