Armina Mevlani është një ndër emrat më të komentuar në botën e showbiz-it shqiptar.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku dhe ndan me ndjekësit detaje nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka realizuar një intervistë virutale me fansat në Instagram në lidhje me rutinën e kujdesin për pamjen e jashtme.

Ashtu siç ndodh shpesh me figurat e njohura, nuk kanë munguar as njerëzit që e kanë akuzuar për botox dhe ndërhyrje.

“Pse i mëshon kaq shumë faktit jam natyrale kur ke bërë dhëmbët, vetullat, botox?”, pyetje të cilës Armina iu përgjigj pa asnjë hezitim.

“Të gjitha këto që përmendët janë mirëmbajtje dhe jo ndërhyrje për të mos quajtur dikë natyral. Unë nuk kam asnjë ndërhyrje estetike, dhe nuk do kisha problem ta pranoja. Ndër të tjera, vetullat i kam krejtësisht origjinale, pa microblanding. Edhe tek dhëmbët nuk kam ndërhyrë, përveç dy të parët që më janë thyer në moshë të vogël”, ka shkruar Armina duke iu dhënë një përgjigje të prerë të gjithë dyshuesve./tvklan.al