Armina Mevlani është një ndër vajzat blogere më të famshme në Shqipëri dhe gjithmonë në vëmendjen e publikut jo vetëm me këshillat e saj në fushën e modës, por edhe për jetën e saj private. Ajo ka qenë e ftuar ditën e sotme tek emisioni i Rudinës në Tv Klan, ku ka folur për modën në kohën e pandemisë, si është e projektuar Java e modës në Londër, Milano dhe Paris, udhëtimin e saj me ftesë të Chiara Ferragni në Milano si dhe planet e saj në lidhje me jetën personale.

Rudina Magjistari: Pate mundësi të takoje Chiara Ferragni, si nuk të pamë një foto në Instagram dhe gojët e liga thonë që nuk e ka takuar.

Armina Mevlani: Po gjithmonë që shkoj Chiara është në zyrë. Unë takoj shumë njerëz publikë dhe përzgjedh të mos bëhem e bezdisshme sepse për aq kohë sa mua më respektojnë dhe më presin për takime, nuk dua t’i bezdis me foto. Në fund të ditës as unë nuk e kam kënaqësi që të tregoj kam takuar këtë, apo kam takuar atë. Unë dua që t’i kem marrëdhëniet e mira me to, nuk e kam pikësynim që të postoj.

Rudina Magjistari: Çfarë këshille të ka dhënë Chiara në lidhje me biznesin?

Armina Mevlani: Chiara Ferragni ka dashur të vijë në Shqipëri dhe e kemi diskutuar shumë shpesh, madje ka qenë në plane që të vinte këtë verë sepse i kam thënë unë që është më mirë, që të shikonte turizmin, ndoshta do bënim dhe ndonjë projekt me Ministrinë e Turizmit që ta zhvillonim siç duhej ardhjen e Chiarës, por ndodhi kjo që ndodhi. Ajo ka shumë qejf të vijë në Shqipër sepse e shikon që shqiptarët e duan shumë. Thotë që më shkruajnë shumë shqiptarë dhe ka qejf të mbështesë pjesën e linjës në Shqipëri. Kështu që nuk i kam kërkuar shumë këshilla, por kemi folur më shumë për gjëra të përditshme. /tvklan.al