Mes mesazheve në “Rudina” në Tv Klan të njerëzve që e njohin ndryshe Armina Mevlanin, u gjend edhe ai i astrologes së famshme, Meri Shehut. Armina i përket shenjës së Binjakëve dhe astrologia u shpreh me shumë vlerësim për dualitetin e saj si vajzë inteligjente e lozonjare.
Sa i përket fatit të yjeve, Meri Shehu tha se ky është një vit shumë i rëndësishëm stacioni për Arminën sepse do të testohet. Kulmi për blogeren dhe sipërmarrësen do të arrijë në vitin 2026.
Meri Shehu: Kam kënaqësinë Armina të flas sot për ty si Binjake, por një përfaqësuese e denjë e femrave Binjake që janë inteligjente, por edhe adoleshente, të llastuara. Por thënia që pas një femre të llastuar qëndron një femër e fortë, është mëse e vërtetë. Unë e di që ti je gocë që i shkon nga mbrapa gjërave, asgjë nuk ke arritur sipas rastësisë, apo llastimit, apo bukurisë. Unë e di që ti shkon dhe e kërkon fatin dhe mirësinë. Ky vit për ty ama është vit stacion. Ose do të nxjerrësh në pah seriozitetin dhe inteligjencën tënde makismale ose llastimin tënd. Të dyja i ke të forta. Po u llastove dhe nxore më shumë llastimin, nuk e kemi befas. Kush do të llastohet më shumë pastaj sesa ty?
Është në dorën tënde, por deri në prillin e vitit tjetër ekziston mundësia të zgjedhësh dhe rrugën e bebit. Ky është edhe viti i marrëveshjeve të mëdha. Çfarë marrëveshjesh bën këtë vit janë të forta e të qëndrueshme, por guri i provës për të gjithë do të jetë 2026. Sa e fortë ka qenë Armina? Sa e çeliktë dhe e florinjtë është Armina? Sa do të qëndrojnë të gjitha gjërat që ka bërë Armina, pra testi i provës? Sa do të kalojë elefanti në vrimën e gjilpërës? Kjo do të duket, por sa e aftë ke qenë ti dhe unë besoj që 2026 do të tregojë që ti je atje ku duhet, si duhet, do të kesh arritur sundimin tënd për gjërat që do. Të uroj shumë fat, të uroj mbarësi, llastimi yt më pëlqen, të gjitha më pëlqejnë kështu që ti vër qëllime./tvklan.al