Kemi Badenoch ka fituar garën për lideren e Partisë Konservatore, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që drejton një parti politike në Britaninë e Madhe. Badenoch mundi Robert Jenrick në një votim mes afro 100,000 anëtarëve të partisë së qendrës së djathtë.
44-vjeçarja zëvendëson Rishi Sunak, udhëheqja e të cilit rezultoi në performancën më të dobët pas humbjes së zgjedhjeve në korrik të këtij vitit. Udhëheqësi i ri përballet me sfidën e krijimit të një imazhi tjetër për partinë të pas viteve të ndarjes dhe paqëndrueshmërisë ekonomike. Kemi Badenoch synon të sjellë përsëri në pushtet konservatorët deri në zgjedhjet e ardhshme, që priten deri në vitin 2029.
“Detyra që qëndron para nesh është e vështirë, por përgjegjësia jonë e parë si opozitë është të kërkojmë llogari nga kjo qeveri laburiste. E dyta, jo më pak e rëndësishme, është të përgatitemi gjatë viteve të ardhshme për qeverinë”.
Badenoch shërbeu si sekretare biznesi në qeverinë e mëparshme konservatore. Ish-inxhinierja ka premtuar një ekonomi me taksa të ulëta dhe me treg të lirë. Gara e lidershipit konservator zgjati më shumë se tre muaj. Megjithatë, konservatorët kanë humbur gjithashtu shumë votues ndaj Laburistëve dhe Liberal Demokratëve të qendrës.
Klan News