Partia Konservatore e Britanisë ka filluar procesin e zgjedhjes së një lideri të ri për të zëvendësuar ish-kryeministrin Rishi Sunak, i cili u përball me disfatën më të madhe pas 14 vjetësh në pushtet në zgjedhjet e 4 Korrikut.
Gjashtë prej tyre kanë marrë mbështetjen e nevojshme për t’u emëruar si kandidatë. Kandidatët përfshijnë ish-ministrat e Brendshëm, James Cleverly dhe Priti Patel, ish-ministrja për tregtinë Kemi Badenoch dhe ish-ministri i emigracionit Robert Jenrick.
Badenoch ka mbajtur më parë role ministrore në Departamentin e Thesarit, departamentin e arsimit dhe departamentin e strehimit. Cleverly ishte ministër i Brendshëm në momentin kur konservatorët humbën zgjedhjet. Ai ka shërbyer edhe më parë si ministër i Jashtëm dhe ministër i Arsimit.
Jenrick së fundmi shërbeu si minister për Emigracionin, por gjithashtu ka mbajtur role ministrore në departamentin e Shëndetësisë, departamentin e Strehimit dhe Thesarin. Patel dha dorëheqjen si ministre për zhvillimin ndërkombëtar në 2017 pas takimeve sekrete me zyrtarë izraelitë që shkelën protokollin diplomatik, por u kthye në qeveri në 2019 nën kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson si ministre e Brendshme.
Ish-ministri për punën dhe pensionet, Mel Stride dhe ish-ministri i Sigurisë Tom Tigendhat janë gjithashtu kandidatë. Tugendhat para se të zgjidhej në parlament në vitin 2015, shërbeu në operacionet ushtarake në Irak dhe Afganistan.
Ligjvënësit e zgjedhur të partisë do ta ngushtojnë garën në katër kandidatë në një votim më 4 Shtator, me votime të tjera që do të mbahen më 9 dhe 10 Tetor për të ulur numrin e kandidatëve në dy. Dy të fundit do votohen nga të gjithë anëtarët e partisë. Sunak do të qëndrojë në krye të partisë Konservatore deri sa pasardhësi i tij të shpallet më 2 Nëntor.
Klan News