Protagonistja e natës së katërt të spektaklit “Këngët e Shekullit” ishte këngëtarja Eranda Libohova.

“Rroftë dashuria” ishte kënga që ajo kishte zgjedhur për të çelur natën e katërt të edicionit të katërt dhe me interpretimin e saj ngriti peshë zemrat e publikut.

Menjëherë pas interpretimit të këngës, Libohova ftoi në skenë këngëtaren Saje Poleshi, dhe tok sëbashku rikthyen në “Këngët e Shekullit” këngën “O mirë se na erdhe”.

“Kënga e Merushes” dhe “Mu aty te shtatë zymbylat” ishin këngët  e radhës që interpretoi Eranda Libohova.

Gaqo Çako ishte një tjetër i ftuar i natës së katërt, i cili interpretoi sëbashku me Eranda Libohovën këngën “Moj korçare sa e bukur je”.

Luiza Papa dhe Gaqo Çako po ashtu interpretuan bashkë duetin “Serenatë për nusen”.

Ashikët e Kavajës dhe Eranda Libohova interpretuan një kolazh këngësh të Shqipërisë së mesme.

Drejtuesi i emisionit Pandi Laço kishte zgjedhur pikërisht natën e katërt për të interpretuar bashkë me këngëtaren Eranda Libohova një serenatë korçare.

“Jam kaçaku ferrës” dhe “Ç’është më e bukur në këtë jetë” ishin dy këngë të tjera që interpretoi Eranda Libohova.

Rovena Dilo ishte një tjetër e ftuar e cila interpretoi një këngë shkodrane “Në Shkodër të vish” dhe me një kolazh sëbashku me Eranda Libohovën mbyllën natën e katërt.

/tvklan.al