Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti ishin protagonistët e natës së nëntë në edicionin e katërt të spektaklit “Këngët e Shekullit”.

“Zambaku i Prizrenit” dhe “Perëndeshë e bukurisë” ishin dy këngët e para që interpretuan këngëtarët. Ata vijuan më pas me këngën “Jorgjica”, “Mos qaj, mos qaj” dhe “Tuj shëtit në ara t’gjata”.

Suela Demiri ishte e ftuara e parë e cila sëbashku me Endri dhe Stefi Priftin interpretuan një kolazh korçar.

“Lake pupulake” dhe “Sa të deshte lalka ty” ishin këngët e radhës që interpretuan vëllezërit Prifti.

Maria Prifti, vajza e Stefi Pristit ishte e ftuar në natën e nëntë e cila interpretoi së bashku më babin dhe xhaxhin e saj.

“Kush niset me bo sevda” ishte një tjetër këngë interpretuar prej vëllezërve korçarë.

Vesa Luma ishte një tjetër e ftuar speciale e vëllezërve korçarë në natën e nëntë të edicionit të katërt e cila këndoi së bashku me ta këngën “Shqipëri o nëna ime”, këngë me të cilën çuan pesh zemrat e publikut.

Mbrëmja vijoi më pas me këngën “Tango e trëndafilave” dhe me interpretimin e Endrit me djalin e tij Simone Prifti.

Eli Fara ishte një tjetër e ftuar e mbrëmjes korçare e cila interpretoi këngën “Kaprolle” dhe sëbashku interpretuan disa këngë korçare.

Këngëtarët mbyllën mbrëmjen me këngën “Syçkat si ato të tuat”.

/tvklan.al