Nata e tetë e spektaklit “Këngët e Shekullit” i ishte kushtuar repertorit të këngëtarit Selami Kolonja.
“Do mar çiften do dal për gjah” dhe “Kur mi zbrisje shkallët” ishin dy këngët e para të interpretuara nga këngëtari të cilat ngritën në këmbë publikun dhe ndezën atmosferën.
I vijoi më pas me interpretimin e një kënge të Shqipërisë së mesme të titulluar “Baçe, baçe”. “Dua të të them një fjalë o moj goce” ishte një tjetër këngë që interpretoi këngëtari.
I ftuari i parë i natës së tretë ishte këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka i cili sëbashku me Kolonjën interpretoi këngët “O moj Korcare” dhe “Si dukat i vogël je”. Mbrëmja vijoi me interpretimin e këngëve “Ç’u mbush mali plot me rrush” dhe “Në mes të oborrit”.
Ylli Zeqiri ishte një tjetër i ftuar i natës së tetë të edicionit të katërt i cili interpretoi bashkë me Selami Kolonjën këngën “O dhëndër ku vete kështu”.
“Qaj Maro” dhe “Përtej deteve” ishin dy këngë të tjera që interpreto i këngëtari Selami Kolonja.
Enkeleda Arifi Alushi ishte po ashtu e ftuar në spektaklin “Këngët e Shekullit” e cila interpretoi këngën “Një dashuri” dhe po ashtu risolli një duet me Selami Kolonjën, “Më jep një pikë ujë moj baluke prerë”.
Një moment i veçantë në natën e tetë ishte edhe ai kur në skenë erdhën si të ftuar fëmijët e këngëtarit Selami Kolonja, Taulanti, Sidorela dhe Maisela të cilët interpretuan të gjithë sëbashku këngën “Përse jemi të ndarë”.
Manjola Nallbani ishte po ashtu e ftuar në “Këngët e Shekullit” ku interpretoi këngën “Kosovarja e bukur” bashkë me Selami Kolonjën duke përmbyllur kështu natën e tetë të spektaklit.
/tvklan.al