Agjentët imobliarë: 45-60 ditë për të dalë hipoteka         

E vetmja kërkesë dhe ofertë në treg që nuk është prekur nga pandemia e Covid-19, është ajo për blerjen e pasurive të patundshme. Edhe pse tërmeti edukoi konsumatorin në drejtim të cilësisë, Ilda Rusi, e cila administron një agjenci imobiliare, thotë se vijon të ketë interes për blerjen e shtëpive.

Pavarësisht kësaj, volumi i transaksioneve të këtij viti, arrin të kapë vetëm 60% të shitjeve të 2019-s, kjo pasi karantina bllokoi të gjithë aktivitetin, ndërsa pengesat burokratike nuk kanë munguar.

Agjentët imobiliarë tregojnë se duhen mesatarisht 45 deri në 60 ditë vetëm për ndryshimin e certifikatës së pronësisë, ndërsa edhe bankat kanë rritur perceptimin e riskut për financimin e blerjes së shtëpive.

Çmimet nuk ka ndryshuar edhe pse nuk kanë munguar okazionet, por agjentët e këtij tregu pranojnë se oferta të tilla janë shumë të kufizuara.

Në kryeqytet në zonën e qendrës çmimet e apartamenteve variojnë nga 2000 deri në 3500 euro/m2, ndërsa brenda unazës nga 1200 në 1400 euro, ndërsa në periferi çmimet janë rritur deri në 700 euro m/2.

Pavarësisht kësaj, koha mesatare e shitjes së një apartamenti, sipas një ankete të Bankës së Shqipërisë është 10.4 muaj, duke u rritur me 1 muaj krahasuar me një vit më parë.

Tv Klan