Në tremujorin e dytë të vitit 2024 bankat e nivelit të dytë lehtësuan kushtet aprovuese të kredive për bizneset dhe u treguan më të ngurta për individët.
Ky është konstatimi i Bankës së Shqipërisë sipas së cilës bankat dhanë kredi kryesisht nga bizneset e vegjël e të mesëm për likuiditet dhe investime, ndërkohë që tek individët ekzistonte pasiguria për aftësinë e tyre shlyese dhe aprovuan vetëm shuma të vogla konsumi.
Kjo rritje e kërkesës u mbështet nga besimi i biznesit, niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe perceptimi mbi situatën makroekonomike në vend.
Sipas Bankës Qëndore, bankat shtrënguan standardet për kredi për blerje banese tek individët duke reflektuar zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave.
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë kërkesa për kredi e bizneseve pritet të rritet edhe në tremujorin e tretë të vitit, ashtu sikundër edhe ajo nga individët, ndërkohë që trendi i lehtësive kredituese pritet të mbajë të njëjtin kah.
Klan News