Besimi i biznesit dhe konsumatorit në ekonomi shënoi tkurrje edhe gjatë muajit Janar. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike në muajin e parë të këtij viti ra me 0.8 pikë, por pavarësisht këtij ngadalësimit, niveli i tij aktual qëndron rreth 6 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Në rënien e këtij treguesi sipas Bankës së Shqipërisë ndikoi dobësimi i besimit në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të shërbimeve. Më konkretisht treguesi i besimit të industrisë vijoi prirjen ngadalësuese që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar, duke shënuar rënie me 4.7 përqind në muajin Janar.

Ndërsa treguesi i besimit në ndërtim u ul me 4.1 përqind në Janar, pavarësisht se vijon të mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike. Rënia e këtij treguesi sipas Bankës së Shqipërisë u përcaktua nga rishikimi për poshtë i vlerësimeve të bizneseve për aktivitetin aktual ndërtues.

Rrënie shënuan edhe treguesi i besimit në tregti dhe ai konsumator, të cilët ranë respektivisht me 2.9 dhe 3 për qind.

I vetmi komponentë që ka shënoi rritje gjatë muajit të shkuar ai i besimit në shërbime që u forcua me me 4.4 përqind. Ky tregues qëndron 13 përqind mbi nivelin e mesatares historike, duke dhënë një kontribut pozitiv në ekonomi për muajin e parë të këtij viti. Në rritjen e tij kontribuuan vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës.

Tv Klan